Politike

Shembja e banesave në Unazën e Re, Balliu: PD-do u përgjigjet cent më cent qytetarëve, asnjë lot nuk harrohet

5 Mars 2020, 09:09 Nga DOSJA
Shembja e banesave në Unazën e Re, Balliu: PD-do u përgjigjet

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Semokratike Klevis Balliu është shprehur se kontrata e Partisë Demokratike me banorët e Unazës së Re, vijon të jetë e vlefshme dhe nuk do t’i hiqet asnjë gërmë. I pranishëm në zonën e Astirit, ku sot nisi aksioni për shembjen e 30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë, Balliu u shpreh se banorët do të marrin çdo cent. 

Ish-deputeti shtoi gjithashtu se qeveria ka nisur punimet e këtij loti pa mbaruar hetimet, dhe se kjo gjë tregon se ata punojnë si mafia.

Cent për cent me çmimin e tregut dhe të gjithëpërgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi. Partia Demorkatike nuk i fshihet kësaj kontrate. Këtë prishje të sotme kanë ardhur dhe e kanë bërë pa asnjë letër. Dhe prandaj është bërë kaos me trafikun, sepse këta punojnë si mafia dhe kanë armiq qytetarët shqiptarë. Po sëmurin fëmijët nëpër shkolla dhe po bëjnë shqiptarët të vrasin veten nëpër burgje se nuk kanë paguar drita. Banorët e Unazës së Re kishin dy mundësi. Njëra prej tyre ishte të vriteshin me këta policë. Qytetarët nuk e kanë me policët por me kryebashkiakun Veliaj dhe me kryeministrin Rama. Nuk është e pranueshme që këta banorë të përgjaken me policinë në mënyrë që të fusë lekët në xhep Rama dhe Veliaj. 20 mln euro 1 km nuk rezulton në asnjë vend të botës. Më thoni një emër të arrestuar për vjedhjet që janë bërë për këto shtatë vote në Shqipëri. Vetëm qytetarët janë burgjeve sepse nuk kanë paguar dot dritat. Misioni i qeverisë është që të ndërtojë kula mbi gjakun e Shqipërisë. Këtë tender të lotit dy e ka marrë Salillari, pork y ka qenë në hetim dhe ende pa përfunduar hetimet nuk mund të ndërtohet. Ndërkohë ndërtimet vijojnë sepse këtu ka mafia. Partia Demokratike do u përgjigjet cent më cent sepse është e drejta e tyre dhe u takon me ligj. Nuk po u bëjmë asnjë nder, por thjesht po respektojmë ligjin. Nuk do të harrohet asnjë lot i derdhur nga nënat e këtij vendi, asnjë fëmijë i marrë zvarrë dhe asnjë përplasje me këtë polici të inkriminuar që deri dje na mbillte kanabis,“- tha Balliu. 

 Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH kanë nisur sërish askionin mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, për shembjen e  30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë. Policia ka bllokuar një nga akset rrugore në këtë zonë, duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu unaza e re klevis balliu unaza e re

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...