Aktualitet

Bebe Rexha u premtoi ndërtimin e shtëpisë/ Kryefamiljari Daci: S’japin leje se duan ndonjë lek, nuk i jap më dum

5 Mars 2020, 09:35 Nga DOSJA
Bebe Rexha u premtoi ndërtimin e shtëpisë/ Kryefamiljari Daci:

BUBQ- Pas tërmetit të 26 Nëmtorit, disa banesa u dëmtuan në Bubq, duke lënë në qiell të hapur shumë familje. Ndonëse kanë kaluar afro 3 muaj, nga premtimi i këngëtares Bebe Rexha se do të ndërtojë banesën e Musa Dacit, që iu shkatërrua nga tërmeti në Bubq, ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e godinës

Kryefamiljari Daci është shprehur për ‘Fax News’ se pavarësisht premtimit të këngëtares për rindërtimin e shtëpisë, shteti shqiptar ende nuk ka dhënë lejen që duhet për nisjen e punimeve. Musa Daci hedh akuza se segmente të shtetit shqiptar duan para, në mënyrë që të fillojë rindërtimi i shtëpisë.

“Bebe Rexha e mori përsipër me bërë shtëpinë, kemi bërë lloj-lloj letrash, mo në Tiranë, mo në Krujë, nuk e dimë se ku ka ngelur puna. Më tha një kryeplak, që për të marrë lejen e ndërtimit duhet që të mblidhet këshilli bashkiak. Është marrë Bes Kallaku me këtë punë, ka ardhur dhe Monika Kryemadhi, tjetër njeri jo më. Bebe Rexha erdhi këtu dhe mori në zotim që do të na bënte shtëpinë, s’e kam marrë më vesh se ku ka ngel kjo punë, nuk i jap më dum. U bënë tre muaj, nuk ka ngelur te ajo jo, ka ngelur te këta tanët, ndoshta duan ndonjë lek. 30 milionë lekë duhen për të ndërtuar këtë shtëpinë, e kam parë projektin, janë tri dhoma dhe një banjë, se ku është faji, nuk e di. Ku të ankohem? S’kam ku të shkoj e kujt t’i them”, shprehet Musa Daci.

Pas tërmetit tragjik të 26 Nëmtorit, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha vizitoi nga afër fshatin Bubq, ku dhe deklaroi se me paratë e mbledhura do të ndërtojë dy shtëpi. Njëra prej shtëpive që do të ndërtonte këngëtarja, ishte edhe ajo e Musa Dacit me një histori shumë të dhimbshme.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bebe rexha bebe rexha premton ndertimin e shtepise musa daci bebe rexha bebe rexha premton ndertimin e shtepise musa daci

Sondazh

Poll