Aktualitet

Nis shembja e objekteve në Astir/ Banori: Kisha një biznes me 6 punëtorë në këtë zonë, tani jam një barbon

5 Mars 2020, 06:54 Nga DOSJA
Nis shembja e objekteve në Astir/ Banori: Kisha një biznes me 6

Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka nisur aksioni për shembjen e 30 banesave në zonën e Unazës së Re. Një nga banorët ka deklaruar se shteti po e lë atë pa asnjë pasur, pasi do t’i shembë biznesin e tij.

“Kisha një biznes me 6 punëtorë në këtë zonë dhe punoja sipas ligjit, ndërsa tani jam në rrugë si barbon, pa pronë, pa shtëpi, pa asgjë. 100 vjet shtet dhe këtu nuk ka shtet!”  u shpreh banori për Syri Tv.

Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku ka nisur aksioni për shembjen e  30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë.Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin. Ndërkohë banorët kundërshtojnë shembjen e godinave.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis shembja e 30 objekteve në astir nis shembja e 30 objekteve në astir

Sondazh

Poll