Politike

Soreca në KiE: Jemi në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Europian

18 Mars 2019, 18:47 Nga DOSJA

BRUKSEL- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luiggi Soreca, ka komentuar vizitën e tij në Këshillin Europian.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca shprehet se është në pritje të Raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, që i paraprin vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai shkruan:

“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian ?? për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COWEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri ??. Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave luiggi soreca raporti vjetor i ke-së për shqipërinë hapja e negociatave luiggi soreca raporti vjetor i ke-së për shqipërinë

Sondazh

Poll