Politike

Koço Kokëdhima thirrje Bashës dhe Kryemadhit: Tërhiqni anëtarët nga KQZ

18 Mars 2019, 17:51 Nga DOSJA
Koço Kokëdhima thirrje Bashës dhe Kryemadhit: Tërhiqni

TIRANË- Partia “ZGJIDHJA”, ka reaguar lidhur me mosdorëzimin në KQZ nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të emrave të anëtarëve të tyre në KZAZ, për zgjedhjet lokale. (Lexo këtu)

Me anë të një deklarate për mediet, ZGJIDHJA ndërsa përshëndet vendimin e marrë nga dy partitë më të madha në opozitë i bën thirrje PD-së dhe LSI-së, që të tërheqin anëtarët e propozuar prej tyre nga KQZ.

“Partia ZGJIDHJA e përshëndet vendimin e PD-LSI dhe uron që refuzimi i zgjedhjeve me administratë partiake të jetë i sinqertë dhe përfundimtar. Kjo është nisja e një rruge të mbarë që qeverisë t’i mbetet në duar një proces zgjedhor të cilin ka ndërmend ta bëjë vetëm me Gjiknurët e saj.
ZGJIDHJA u kërkon PD-së dhe LSI-së të tërheqin anëtarët e propozuar prej tyre në KQZ”, – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

PD dhe LSI vendosën që të mos dërgojnë në KQZ asnjë emër për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërsa PS-ja vijon e vetme betejën e humbur për të mbajtur zgjedhjet vendore më 30 qershor.

Partia ZGJIDHJA e përshëndet vendimin e PD-LSI dhe uron që refuzimi i zgjedhjeve me administratë partiake të jetë i sinqertë dhe përfundimtar. Kjo është nisja e një rruge të mbarë që qeverisë t’i mbetet në duar një proces zgjedhor të cilin ka ndërmend ta bëjë vetëm me Gjiknurët e saj.
ZGJIDHJA u kërkon PD-së dhe LSI-së të tërheqin anëtarët e propozuar prej tyre në KQZ.

Ato, më mirë vonë se kurrë, duhet t’i përgjigjen kauzës së Shqipërisë për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore dhe për të shembur këtë sistem të kalbur zgjedhor që përfaqëson një model unik antidemokratik në Europë. Kushtetuta dhe standardet e shoqërive të civilizuara kërkojnë barazi për të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje. Të pastrohen përfundimisht zgjedhjet shqiptare nga vula e turpit dhe pandershmëritë. Le t’ia lëmë historisë kohën e errët kur numëruesit e komisionerët e PD dhe PS apo sekserët e LSI-së tranportonin, vidhnin, blinin, dhunonin dhe deformonin votat.
Partia ZGJIDHJA inkurajon dhe fton PD-në dhe LSI-në që t’i bashkohen sinqerisht projektit për të rikthyer Republikën e vërtetë dhe demokracinë në Shqipëri.

#ZgjidhjaPërShqipërinë

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima pd lsi të tërheqin anëtarët nga kqz koço kokëdhima pd lsi të tërheqin anëtarët nga kqz

Sondazh

Poll