Kalon me sukses ‘rrjetën’ e Vettingut në Polici, drejtori i Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, Arben Dashi
4 Mars 2020, 11:51Nga DOSJA
TIRANË- Kalon me sukses filtrin e Vettingut në Polici, Arben Dashi, Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka dalë në përfundimin se pas verifikimeve të bëra, Dashi ka kryer deklarim të rregullt të pasurisë, ka aftësitë e duhura profesionale për të vijuar detyrën dhe është i pastër nga ana morale.
Trupa e KJV-së e përbërë nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj ka vendosur konfirmimin në detyrë të Dashit. Vetë Dashi, tha gjatë seancës se është dakord me Komisionin dhe se gjatë gjithë karrierës së tij, ka punuar me integritet.
“Kam punuar që në vitin ’85. Kam punuar në vende si Laç, Krujë ku ashpërsia e krimit është e madhe. Detyrën e kam kryer me integritet. Kam qenë shef në disa komisariate dhe drejtor i disa qarqeve dhe në poste drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme. Kam pasur bashkëpunim me kolegët”, deklaroi ai.
Dashi është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, që prej vitit 1985 me një shkëputje 5-vjeçare.
Pak ditë më parë u konfirmua në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago. Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pak javë më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun. Shehu u penalizuapasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve.
(F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER- Një nga gjimnazistët e shkollës së mesme, “Janaq Kilica” në Fier ka rrëfyer atë që ka ndodhur në këtë shkollë, ku më shumë se 30 nxënës janë helmuar. Nxën...
TIRANË– Seanca gjyqësore për Arber Çekajn dhe dy të pendehurit e tjerë, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku është shtyrë sërish. Dosja.al mëson se sean...
FIER- Policia e Fierit ka dhënë informacion e parë zyrtar, lidhur me ngjarjen e ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica”, ku 30 nxënës u dërguan me urgjencë në spita...
ITALI– Në mbledhjen e radhës kryeministri italian, Conte, së bashku me ekspertë të mjekësisë kanë marrë masa të forta për parandalimin e përhapjes dhe shtimit t...
FIER– Ekspertët e ushtrisë janë nisur drejt qytetit të Fierit, ku dhjetëra nxënës janë shtruar në spital pas një helmimi masiv në shkollën “Janaq Kilica”. Dosja...
FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet, lidhur me helmimin e nxënësve të shkollës së mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Prokuroria i ...
FIER- Pamjet e situatës pas helmimit të mbi 30 nxënësve në spitalin “Janaq Kilica” në Fier, kanë sjellë kaos, frikë dhe panik tek adoleshentët por edhe tek fami...
TIRANË– Seanca ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit është shtyrë për të pestën herë. Mësohet se këtë he...
FIER- Nxënësit e shkollës Janaq Kilica në Fier, janë helmuar sërish ditën e sotme. Ata shprehen se ndjenë një aromë të keqe, e cila iu zinte frymën dhe nuk dini...
Tiranë- Këshilli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e kontrolleve për vitin 2019. Siç, thuhet në raport , KLSH ka konstatuar parregullsi dhe shkelje...