Aktualitet

Zbardhet shkaku i helmimit masiv në Fier, policia: Dyshohet se një nxënës hodhi ‘peper spray’

4 Mars 2020, 11:12 Nga DOSJA
Zbardhet shkaku i helmimit masiv në Fier, policia: Dyshohet se një

FIER- Policia e Fierit ka dhënë informacion e parë zyrtar, lidhur me ngjarjen e ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica”, ku 30 nxënës u dërguan me urgjencë në spital, me shenja helmimi, probleme me frymemarrjen dhe këputje dhe marrje mendsh.  Sipas njoftimit të policisë, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Fier/Informacion paraprak: 

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku  u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmimi masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier helmimi masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2020, 10:32

TIRANË– Një biznesmen ka denoncuar një mashtrim në dyqanin e tij në “Rrugën e Kavajës”. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, denoncuesi shkruan se...