Aktualitet

U helmuan për herë të dytë/ Nxënësit: Ndjemë një erë të rëndë që na zuri frymën, duket e qëllimshme

4 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA
U helmuan për herë të dytë/ Nxënësit: Ndjemë

FIER- Nxënësit e shkollës Janaq Kilica në Fier, janë helmuar sërish ditën e sotme. Ata shprehen se ndjenë një aromë të keqe, e cila iu zinte frymën dhe nuk dinin se nga vinte.  Nxënësit thanë se ngjarja ndodhi në kohën e pushimit dhe se në shkollë nuk ka lëndë djegëse, çka e përjshton mundësinë e helmimit nga kaldajat.

Ishim në kohën e pushimit, nuk po bënim eksperimente kimike. Nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur. Është një aromë e rëndë që bllokon frymën. Në shkollë nuk ka lëndë djegëse. Duket sikur kjo situatë është e qëllimshme. Duhet të ishin marrë masa, pasi kjo është hera e dytë që ndodh”, shprehen nxënësit.

Një ngjarje e rëndë ndodhi sërish sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit. Rreth 6 autoambulanca kanë shkuar me urgjencë në oborrin e shkollës nga ku kanë nxjerrë nxënësit e helmuar.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmim masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier helmim masiv ne fier helmohen nxenesit ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2020, 10:32

TIRANË– Një biznesmen ka denoncuar një mashtrim në dyqanin e tij në “Rrugën e Kavajës”. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, denoncuesi shkruan se...