Aktualitet

Raporti i KLSH/ 223.8 milionë euro vjedhje e abuzime në vitin 2019 (SHKAQET)

4 Mars 2020, 10:36 Nga DOSJA
Raporti i KLSH/ 223.8 milionë euro vjedhje e abuzime në vitin 2019

Tiranë- Këshilli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e kontrolleve për vitin 2019. Siç, thuhet në raport , KLSH ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, ku është shkatuar një dëm ekonomik në shumën totale prej 27,304,777 mijë lekë ose 223,8 milionë euro.

Raporti: 

Niveli i dëmit ekonomik dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative (EEE) në buxhetin e shtetit në mënyrë të përmbledhur nga aktiviteti auditues përgjatë periudhës Janar – Dhjetor 2019 paraqiten si më poshtë:

Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 27,304,777 mijë lekë ose 223.8 milionë euro. Treguesi (Indikatori) i dobisë së auditimit për periudhën Janar – Dhjetor është 72.4 . Treguesi i dobisë së auditimit llogaritet si raporti i dëmeve të zbuluara dhe të kërkuara për zhdëmtim nga KLSH në vlerën 27,304,777,000 lekë (223.8 milionë euro) me shpenzimet buxhetore faktike të KLSH-së në vlerën 377,008,979 lekë.

B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 130,511,594 mijë lekë, afërsisht nga e cila: I. 46,632,192 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 382 milionë euro; II. 83,879,401 mijë lekë afërsisht 687.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mugesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 157,816,371 mijë lekë ose afërsisht 1,293.6 milionë euro.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 23.8 milionë euro vjedhje e abuzime raporti i klsh 23.8 milionë euro vjedhje e abuzime raporti i klsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2020, 10:32

TIRANË– Një biznesmen ka denoncuar një mashtrim në dyqanin e tij në “Rrugën e Kavajës”. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, denoncuesi shkruan se...