Aktualitet

Salla pa trupë gjykuese, shtyhet sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij

4 Mars 2020, 10:47 Nga DOSJA
Salla pa trupë gjykuese, shtyhet sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit

TIRANË– Seanca ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit është shtyrë për të pestën herë. Mësohet se këtë herë në sallë është shfaqur vetëm gjyqtarja Albana Boksi dhe mungesa e trupës gjykuese është bërë shkak për shtyrjen e seancës.

Gjyqi ndaj të fortit të Tiranës dhe grupit të tij është kthyer në një telenovelë në gjykatat e vjetra, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatat e sapokrijuara. GJKKO-ja e ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trupa gjykuese, duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës. KLGJ ende s’është shprehur për dy gjyqtarët Kalaja dhe Temo, kështu që e vetmja gjyqtare e kësaj çështjeje është Albana Boksi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të gjejë një zgjidhje ligjore për të shtyrë gjyqin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe grupit. Shkak për këtë është bërë ngërçi i gjykimit të dosjes Shullazi, nga largimi i gjyqtarëve dhe kërkesat e herëpashershme të të pandehurve për përjashtimin e tyre. Sakaq, ligji në fuqi kërkon që për çështje që janë kompetencë e SPAK, të mos të gjykohen nga gjyqtarë që nuk janë pjesë e Gjykatës së Posaçme, ç’ka ka sjellë mungesën e gjyqtarëve. Tashmë “topi” i ka kaluar Kuvendit, që duhet të bëjë ndryshime ligjore për të bërë të mundur gjykimin e dosjes Shullazi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi emijano shullazi albana boksi emijano shullazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2020, 10:32

TIRANË– Një biznesmen ka denoncuar një mashtrim në dyqanin e tij në “Rrugën e Kavajës”. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, denoncuesi shkruan se...