Aktualitet

VIDEO/ Klithmat e familjarëve me nxënësit e shtrirë përtokë, fëmijët ndihmojnë njëri-tjetrin çfarë ndodhi në gjimna

4 Mars 2020, 10:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Klithmat e familjarëve me nxënësit e shtrirë

FIER- Pamjet e situatës pas helmimit të mbi 30 nxënësve në spitalin “Janaq Kilica” në Fier, kanë sjellë kaos, frikë dhe panik tek adoleshentët por edhe tek familjarët e tyre.

Dosja.al sjell pamjet, ku shihet sesi nxënësit ndihmojnë njëri-tjetrin për të hipur sa më shpejt në autoambulancë, ndërsa familjarët e tyre janë të përfshirë mes turmës për të parë nëse fëmijët e tyre janë të prekur nga ky helmim masiv që përsëritet brenda javës në këtë gjimnaz.

Ndërkohë që edhe ish-deputeti Luan Baçi bën thirrje për hetim për ngjarjen. “E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier. Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik. Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital. Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne, I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre. Ne na kane ne krahe.”-shkruan Baçi.

Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit, i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci. Ndërkohë që burimet shtojnë se edhe prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmim masiv ne fier helmim masiv ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2020, 10:32

TIRANË– Një biznesmen ka denoncuar një mashtrim në dyqanin e tij në “Rrugën e Kavajës”. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, denoncuesi shkruan se...