Aktualitet

‘Na thanë është alarm fals’, gjimnazisti në Fier rrëfen si ndodhi helmimi: Pata dhimbje, po hyja tek shkolla… pashë

4 Mars 2020, 11:00 Nga DOSJA
‘Na thanë është alarm fals’, gjimnazisti në Fier

FIER- Një nga gjimnazistët e shkollës së mesme, “Janaq Kilica” në Fier ka rrëfyer atë që ka ndodhur në këtë shkollë, ku më shumë se 30 nxënës janë helmuar. Nxënësi ka thënë se fillimisht disa nxënës të tjerë iu kanë thënë se bëhet fjalë për një test për të parë reagimin e nxënësve në situatë emergjence, por më pas ka nisur të ndihet keq edhe vetë, e më pas ka parë ambulancën.

“Pata dhimbje. Isha duke hyrë tek shkolla. Ishim në orën e pushimit”, thotë një nxënëse. “Erdhëm në oborrin e shkollës. Na thanë se ishte një alarm fals për të parë se si do të reagonim ne ndaj këtij alarmi. Pastaj pamë ambulancën. Ky rast kishte ndodhur edhe këtë premten. Dolëm në oborrim e shkollës. Jemi bërë të gjithë bashkë. Ka qenë pushim i gjatë dhe kemi qëndruar në oborrin e shkollës. Na thanë se ishte stërvitje për të parë se si do të reagonim ne në situatë emergjente. Disa prej nesh jemi anëtarë të kryqit të kuq. Mësuesit nuk janë ndjerë keq. Jemi bërë të gjithë bashkë për ta përballuar situatën”, -ka thënë ai.

Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën që ndodhi rreth një javë më parë, ku  u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmim masiv ne fier helmim masiv ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2020, 10:32

TIRANË– Një biznesmen ka denoncuar një mashtrim në dyqanin e tij në “Rrugën e Kavajës”. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, denoncuesi shkruan se...