Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Çekajt, shkak mungesa e avokatëve

4 Mars 2020, 11:15 Nga DOSJA
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Çekajt, shkak mungesa e

TIRANË– Seanca gjyqësore për Arber Çekajn dhe dy të pendehurit e tjerë, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku është shtyrë sërish. Dosja.al mëson se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 12 mars, ndërsa shkak për shtyrjen mësohet të jetë bërë mungesa e palës mbrojtëse për Lushajn dhe Pezakun. Seanca e kaluar u zhvillua me përplasje pasi avokatët e të pandehurve kërkuan që të hapet një nga CD-të ku pretendohet se ka komunikime mes biznesmenit dhe Donaldo Lushajt, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”. Ndërsa vetë Arbër Çekaj ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve në procesin gjyqësor, të cilin e konsideron fals.

Arbër Çekaj i ka kërkuar gjithashtu KLP-së që të marrë masë displinore dhe të shkarkojë prokurorin e dosjes së tij, Ervin Kondilin me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Pronari i biznesit të bananeve në kontenierët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, i shprehu në seancën gjyqësore të 8 janarit. Ai pretendoi se prokurori nuk ka hetuar si duhet ,pasi ka inate personale me të, ngaqë është malok, ndërsa vetë Kondili tha se nuk i druhej asnjë kërcënimi. Në përgjigje, KLP-ja i kërkoi Çekajt t’i drejtohet gjykatës, pasi është shprehur se nuk është kompetencë e këtij intitucioni të ndërhyrë tek prokurorët dhe tek hetimi i tyre për dosjen.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet, por gjykata Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekaj do të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj armando pezaku donald lushaj arber cekaj armando pezaku donald lushaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2020, 10:32

TIRANË– Një biznesmen ka denoncuar një mashtrim në dyqanin e tij në “Rrugën e Kavajës”. Në një video të dërguar në redaksinë e “JOQ”, denoncuesi shkruan se...