Politike

Manifestimi/ Meta: Kur bien institucionet, ngrihet populli! S’na fusni dot në xhep si paratë e oligarkëve (VD)

Presidenti Meta tha se presidenca është i vetmi institucion legjitim në Shqipërinë e sotme, që siç tha ai është e ndarë në dy pjesë. 
Featured image of article: Manifestimi/ Meta: Kur bien institucionet, ngrihet populli! S’na fusni dot në xhep si paratë e oligarkëve (VD) Ilir Meta, president

TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se arsyeja kryesore pse thirri popullin në manifestim, është për shkak të dështimit të çdo përpjekjeje institucionale. Meta tha se presidenca është i vetmi institucion legjitim në Shqipërinë e sotme, që siç tha ai është e ndarë në dy pjesë.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

S’ulemi para askujt veç para Kushtetutës. Votuam sovranitetin që i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si presidenti juaj, si i vetmi institucion legjimit që ka mbetur për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien, ngrihet populli, dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve. Jeni këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë antagoniste, në botën kuqezi dhe në grupin e vogël meskin e puçist të oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment