Aktualitet

Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari në Durrës/ APD: Shkak era e fortë, ja kur pritet të futen në portin tonë

3 Mars 2020, 12:29 Nga DOSJA
Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari në Durrës/ APD:

DURRËS– Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se për vonesa në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të APD, mësohet se shkak për këtë është era e fortë në bregdet. Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.

Njoftim i APD:

Vonesa në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit, shkak era e fortë. Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore. Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe pritet të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00. Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës – Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet porti i durresit vonesa e trageteve porti i durresit vonesa e trageteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 12:24

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar formularin për të deklaruar pasuritë dy subjekteve të radhës, përkatësisht Eljon Hatos, dhe Ilir Selmanit, të dy t...