Aktualitet

Me kapele dhe xhup, azerbajxhanasi i vodhi sy për sy 50 mijë euro kambistit, SKEMA, u shtir sikur donte të thyente lekët

3 Mars 2020, 10:14 Nga DOSJA
Me kapele dhe xhup, azerbajxhanasi i vodhi sy për sy 50 mijë euro

Fier- 50 mijë euro janë vjedhur në një pikë këmbimi parash në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt të këtij viti, por policia nuk ka raportuar ngjarjen.

Mësohet se autori ishte prezantuar si azerbajxhanas para kambistit dhe kishte kërkuar që të këmbente një shumë të madhe dollarësh, që kapte vlerën e 50 mijë eurove. Por, autori e mashtroi atë, pasi teksa i tha se do të shkonte të merrte në bankë shumën e dollarëve, i vodhi atij sy për sy 50 mijë eurot që ndodheshin në një valixhe në pikën e këmbimit.

Mësohet se grabitësi shoqërohej dhe nga dy persona të tjerë dhe ka dalë nga subjekti me qetësi, ndërkaq, mbi banak la një valixhe me kod, që në fakt ishte bosh.

Pas largimit të autorit nga pika e këmbimit, kambisti e kuptoi 15 minuta më vonë që valixhja ishte bosh. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe arrestimin e autorit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vidhen 50 mijë euro në fier vjedhje spektakolare në fier vidhen 50 mijë euro në fier vjedhje spektakolare në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...