Aktualitet

Koronavirusi, ISHP: 36 raste të testuara, asnjë i prekur, 39 personave u është kërkuar që të vetëkarantinohen

3 Mars 2020, 11:21 Nga DOSJA
Koronavirusi, ISHP: 36 raste të testuara, asnjë i prekur, 39 personave

Tiranë-Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se deri tani në vendin tonë janë testuar 36 persona për koronavirusin dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Ajo shtoi se 39 udhëtarëve u është rekomanduar vetëkarantinimi në shtëpi.

“Deri më tani, 36 raste të testuara, asnjë i prekur. Në varësi të vlerësimit, vlerësohen udhëtarët që vijnë nga këto vende. Aktualisht kemi 39 udhëtarë të duhet të vetëkarantinohen, nëse kanë shenja. 5 raste janë testuar në orët e fundit. Kanatina është për personat që janë me koronavirus. Në momentin që do të keni rastin e parë do të fillojë puna në karantinë, kemi trajtuar edhe një staf për këtë. Ndërkohë, në numrin 127, deri më tani janë bërë 1649 telefonata. ”, u shpreh ajo.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini koronavirusi ne shqiperi eugena tomini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll