Aktualitet

Vettingu/ KPK: Kryegjyqtari i Vlorës, Skënder Haluca ndërtoi shtëpi pa leje në Sauk, probleme të shumta me pasurinë

3 Mars 2020, 10:37 Nga DOSJA
Vettingu/ KPK: Kryegjyqtari i Vlorës, Skënder Haluca ndërtoi

TIRANË–Ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryegjyqtari i Vlorës, Skënder Haluca. KPK ka rrëzuar kërkesën e Halucajt për të skualifikuar trupën gjykuese që kryen verifikimin e Halucës bazuar në tri shtyllat kryesore të Vettingut. Ndërkohë që sipas KPK-së, Haluca ka probleme me pasurinë e tij.

Sipas trupës gjykuese, Haluca është bërë pronar në vitin 2015 i një toke në Sauk, prej 1400 meta katrorë, ku ka ndërtuar një shtëpi pa leje, e cila ende nuk ka përfunduar procesin e legalizimit. Gjithashtu, kjo pronë nuk përkon me deklarimet e kryegjyqtarit të Vlorës, i cili drejton togat e zeza të këtij qyteti që në vitin 2010.

Ndërkohë, megjithëse aktivitetin kryesor të punës e ka në Vlorë, gjyqtari ka përveç shtëpisë në Sauk, edhe një apartament në Tiranë, të blerë më lirë nga sa e ka blerë edhe vetë pronari i banesës.

Gjithashtu, rezulton nga verifikimet e KPK se që prej vitit 2004 e deri në vitin 2016, gjyqtari Haluci, në deklarimin e përvitshëm të ILDKPI, nuk ka deklaruar llogaritë bankare të gruas së tij.

Probleme ka edhe për automjetin e tij tip “Benz”, me vlerë 400 mijë lekë, ku si burim për blerjen është paga. Por, KPK nuk është bindur duke theksuar se bilanci është negativ dhe se do të vijojë shqyrtimi i pasurisë së Halucit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk skender haluca vettingu kpk skender haluca vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...