Aktualitet

EMRI/ Operacioni “Mezhgorani”, Policia njofton arrestimin e një tjetër të kërkuari  

3 Mars 2020, 10:39 Nga DOSJA
EMRI/ Operacioni “Mezhgorani”, Policia njofton arrestimin e një

TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë sot në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim për operacionin e shtrirë në disa qytete të koduar “Mezhgorani”. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se sot është arrestuar dhe shtetasi Brahim Mara 32 vjeç, banues në Mallakastër. Sipas Policisë për këtë shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “organizimi i lojërave të palejuara” dhe “moskallëzim krimi”.

NJOFTIM I PLOTË

Vijon operacioni “Mezhgorani”. Shkon në 37 numri i të arrestuarve. Vihet në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”, u ndalua një prej personave të shpallur në kërkim. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.

5 ditë më parë, pas një hetimi 6-mujor u finalizua operacioni “Mezhgorani”, në kuadër të të cilit u arrestuan, u ndaluan dhe u proceduan 53 shtetas. Gjatë operacionit u sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

Dy ditë më parë pas një seance maratonë që zgjati më shumë se nëntë orë, gjyqtari Dritan Hasani la në masën “detyrim paraqitje”, pronarin e Universiteti Europian të Tiranës, botuesin Henri Çili. “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço.

Dosja.al ka mësuar se 16 persona janë lënë në burg me vendim të Hasanit. Mes tyre është Amarildo Aliko, kushëriri i Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokati i Çilit, Ilir Korbi dhe Besnik Fishta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brahim maraj operacion mezhgorani brahim maraj operacion mezhgorani

Sondazh

Poll