Aktualitet

U ekzekutua me armë zjarri në Shkozet/ Flasin familjarët e Anxhelo Avdias: Kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Anglia, s’k

3 Mars 2020, 10:54 Nga DOSJA
U ekzekutua me armë zjarri në Shkozet/ Flasin familjarët e

Durrës- Familjarët e Anxhelo Avdias, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Durrës bashkë me Dorian Shkozën, kanë deklaruar se i riu nuk kishte konflikte apo hasmëri me njeri.

“10 ditë më parë erdhi nga Anglia. Nuk dimë të kishte konflikte apo hasmëri. Motra me nënën jetonin vetëm, ndërsa vëllai jetonte në Gjermani. Familja ishte në mjerim të plotë”,  është shprehur një prej familjarëve.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. Viktimat ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010. Dy pistat ku po heton policia është prishja e pazareve të drogës dhe ndonjë konflikt i mëparshëm mes viktimave dhe autorëve. Dyshohet se autorët u ekzekutuan nga vrasës me pagesë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anxhelo avdia vrasje e dyfishte ne durres anxhelo avdia vrasje e dyfishte ne durres

Sondazh

Poll