Aktualitet

Vlorë/ Shtimi i masave për koronavirusin, merren 6 mostra të personave të dyshuar që hynë në port

3 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA
Vlorë/ Shtimi i masave për koronavirusin, merren 6 mostra të

VLORË- Rreziku nga koronavirusi ka bërë që të shtohen masat dhe kontrollet në pikat kufitare dhe në porte. Drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor për jugun e vendit Kujtim Llapi, konfirmon se nga qarku i Vlorës janë marrë 6 mostra të personave të dyshuar me koronavirus. Personat kanë shfaqur simptoma të virusit gjatë kalimit në kufi. Burime bëjnë me dije se 3 analiza kanë rezultuar negative, ndërsa 3 të tjera janë dërguar në ISHP.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perhapja e koronavirusit rreziku nga koronavirusi vlore perhapja e koronavirusit rreziku nga koronavirusi vlore

Sondazh

Poll