Takimi me Vuçiçin në SHBA, Thaçi kërkon të raportojë në Kuvend: Nesër të ketë seancë plenare
3 Mars 2020, 11:48Nga DOSJA
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon që të raportojë në Kuvend në lidhje me vizitën e tij në SHBA, ku është takuar me homologun serb, Aleksandër Vuçiç. Në një njoftim nga zyra e medias së Presidenit, bëhet me dije se Thaçi kërkon që Kuvendi, nesër në 4 mars të organizojë një seancë plenare ku të jetë ai i ftuar dhe të raportojë për çfarë ka biseduar me Vuçiçin.
Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, Sekretari i Presidencës ka kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje. Thaçi u akuzua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se ka mbajtur të fshehtë takimin që ka zhvilluar me ndërmjetësimin e Richard Grenell me Vuçiçin në SHBA.
Ditën e djeshme me ftesë të Richard Grenell, Vuçiç dhe Thaçi janë takuar në Shtëpinë e Bardhë, ku kanë folur për disa çështje. Takimi ka pasur në fokus arritjen e një tjetër marrëveshjeje mes, palëve pasi vetëm brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për minis...
GREQI– Rritja e tensioneve në vend është monitoruar nga afër prej shtypit gjerman në kufirin greko-turk. Ai komentoi qëndrimin e Turqisë dhe përgjegjësinë që ka...
KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Glauk Konjufca, ka mohuar se Sierra Leone të ketë tërhequr njohjen e pavarësisë në Kosovë. Në një reagim pë...
IZRAEL– Izraeli po mban zgjedhjet e përgjithshme, për të tretën herë brenda një viti. Ndërkohë mesa duket votuesit janë menduar mirë nëse do t’i japin sërish n...
SHBA– James Lipton, prezantuesi i famshëm, i cili ka kryer intervista me yjet më të mëdha botërore në emisionin “Inside the Actors Studio” për më shumë se 20 vj...
KORE E JUGUT- Koronavirusi ka mposhtur mbarë botën, duke e çuar numrin e viktimave mbi 3000 ndërsa të infektuar janë afro 100 mijë.Ndërkohë pas mijëra pa...
KINË– Sipas mediave të huaja është mësuar se ditën e djeshme ka humbur jetën edhe një tjetër mjek kinez si shkak i virusit.Bëhet fjalë për Dr.Mei Zhongming...
SHBA– Koronavirusi është shtrirë gjerë edhe në SHBA dhe ky lajm ka shqetësuar shumë edhe vetë Presidentin amerikan Donald Trump ku për shkak të rritjes së numr...