Bota

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare prezantuesi i famshëm James Lipton

3 Mars 2020, 09:34 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare prezantuesi i famshëm

SHBA– James Lipton, prezantuesi i famshëm, i cili ka kryer intervista me yjet më të mëdha botërore në emisionin “Inside the Actors Studio” për më shumë se 20 vjet është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare. Lipton ndërroi jetë në banesën e tij, në New York.

“Ka shumë histori për James Lipton por jam shumë e sigurt që ai do mbahet mend si një person që e ka dashur punën që bënte dhe që kishte respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar”- është shprehur bashkëshortja e tij.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Ovation TV. Lipton themeloi programin televiziv në vitin 1994, duke zhvilluar diskutime ballë për ballë me aktorët para audiencës me studentë, si një përpjekje bashkëpunuese mes “Studio Actors” dhe Shkollës së Re.

Natyra e zërit bariton të Liptonit dhe bisedat në studio gjithashtu e bënë programin një objekt të denjë për parodi. Gjatë karrierës së tij televizive, Lipton ka intervistuar emra  të njohur ekranit si Morgan Freeman, Sean Penn, Betty White, Ben Affleck, Al Pacino, Halle Berry, Ron Howard, Anthony Hopkins etj.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota james lipton prezantuesi i famshem vdes james lipton james lipton prezantuesi i famshem vdes james lipton

Sondazh

Poll