Bota

Konjufca mohon deklaratat e Daçiç: Sierra Leone nuk ka tërhequr njohjen e Kosovës

3 Mars 2020, 10:05 Nga DOSJA
Konjufca mohon deklaratat e Daçiç: Sierra Leone nuk ka

KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Glauk Konjufca, ka mohuar se Sierra Leone të ketë tërhequr njohjen e pavarësisë në Kosovë. Në një reagim për mediat, Konjufca është shprehur se nuk është e vërtetë që Sierra Leone e ka tërhequr njohjen ashtu siç pretendon Daçiç.

Janë diku 12 vende që kanë shprehur një dyshim për njohjen e Kosovës, derisa, nuk kemi dokumente që flasin për dosjen e ç’njohjeve nuk mund të themi se ka ndodhur një gjë e tillë”, ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së Konjufcës.

Ministri Konjufca po ashtu ka thënë sot se e përkrah Kurtin në tarifën kundër shtetit serb, dhe shton se duhet të ketë një periudhë tre mujore për të parë se çfarë do të veprojë Serbia.

Sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç teksa është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Sierra Leone ka njoftuar se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës. Kjo lëvizje e Daçiç është në vazhdën e fushatës së shtetit serb kundër Kosovës, për të pakësuar numrin e njohjeve ndërkombëtare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fushata kunder njohjeve te kosoves glauk konjufca sierra leone fushata kunder njohjeve te kosoves glauk konjufca sierra leone

Sondazh

Poll