Bota

U tha se Papa Françesku është infektuar nga koronavirusi, rezulton negativ testi për udhëheqësin 83-vjeçar katolik në It

3 Mars 2020, 08:37 Nga DOSJA
U tha se Papa Françesku është infektuar nga koronavirusi,

ITALI – Papa Françesku, udhëheqësi 83-vjeçar katolik ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin që është përhapur në mbarë botën, raportuan të martën mediat italiane.

Papa disa ditë më parë anuloi daljen e tij dhe takimet e planifikuara në vend, duke njoftuar se po vuan nga një ftohje e lehtë.

Menjëherë pas këtij lajmi u dyshua se Papa është prekur nga virusi sepse një ditë më parë ai takoi në sheh të hapur qindra besimtarë katolikë ku një pjesë e tyre mbanin maska dhe një pjesë tjetër jo.

Ndërkohë vetë Vatikani doli me një deklaratë se Papa nuk ka asgjë më tepër sesa një ftohje të lehtë.

Por tashmë me daljen e rezultatit të testit u vërtetua se Papa është në gjendje të mirë shëndetësore e nuk vuan nga koronavirusi. Italia është vendi më i prekur në të gjithë Evropën me më shumë se 2,000 njerëz të infektuar dhe 52 të vdekur.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë sëfundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali papa françesku itali papa françesku

Sondazh

Poll