Bota

“Jam dakordësuar me të”, Isa Mustafa nxjerr blof Ramën: S’ka folur kurrë me mua për minishengenin

3 Mars 2020, 11:02 Nga DOSJA
“Jam dakordësuar me të”, Isa Mustafa nxjerr blof

KOSOVË- Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për minishengenin. Në një reagim në Facebook, Mustafa u shpreh se ai dhe Rama nuk e kanë biseduar asnjëherë çështjen e minishengenit, as në kohën kur ka qenë Kryeministër. Më tej në reagim kreu i LDK shprehet se ai me kreun e qeverisë së Shqipërisë kanë bieduar vetëm në unionin doganor, që është kundërshtuar nga Mali i Zi.

Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor” , shkruan Mustafa.

Por çfarë ka thënë Rama mbrëmë?

I ftuar në televizonin T7 në Kosovë, tha se me Mustafën është dakordësuar për minishengenin dhe ka qenë në shumë takime dhe me Thaçin. “Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë…Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakordësuar me mua e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për Shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha…Për këtë anën ekonomike jemi dakordësuar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikimin e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni edi rama isa mustafa mini shengen ballkanik edi rama isa mustafa mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll