Bota

Vdes një tjetër mjek kinez nga koronavirusi, Mei Zhongming kolegu i Li Wenliang që njoftoi i pari përhapjen e virusit

3 Mars 2020, 08:25 Nga DOSJA
Vdes një tjetër mjek kinez nga koronavirusi, Mei Zhongming kolegu i Li

KINË– Sipas mediave të huaja është mësuar se ditën e djeshme ka humbur jetën edhe një tjetër mjek kinez si shkak i virusit.

Bëhet fjalë për Dr.Mei Zhongming i cili ishte një koleg i Dr.Li Wenliang i cili vdiq në spital nga virusi disa javë pasi u përpoq të nxirrte paralajmërimin e parë në lidhje me shpërthimin.

Ndërkohë kujtojmë se raste të tilla ku nga virusi janë prekur edhe persona që punojnë në spitale apo institucione shtetëtore, si në rastin e Iranit ku vdiq një deputet.

Rastet e të infektuarve me virus dhe viktimave të tij po shtohen gjithmonë e më shumë, ku numri global i të prekurve po kap 100 mijë, ndërsa te vdekur janë regjistruar 3115.

 

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë li wenliang mei zhongming vdes nje tjeter mjek ne kine koronavirusi në kinë li wenliang mei zhongming vdes nje tjeter mjek ne kine

Sondazh

Poll