Bota

Hoqi pjesërisht taksën/ Kurti: Serbia po i përgjigjet me fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndaleni këtë

3 Mars 2020, 11:02 Nga DOSJA
Hoqi pjesërisht taksën/ Kurti: Serbia po i përgjigjet me

KOSOVË– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qeverisë serbe, që të ndalojë ofensivën e fushatës së çnjohjeve ndaj çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës. Përmes një reagimi në Facebook, Kurti thotë se BE dhe SHBA duhet të ushtrojnë trysni mbi Serbinë, që të ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës. Kjo thirrje e Kurtit vjen, 4 ditë pasi ky i fundit hoqi pjesërisht taksën në lëndën e parë që importohet nga Serbia.

REAGIMI I PLOTË I ALBIN KURTIT: 

Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.

I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.

Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti heq taksen 100% be qeveria serbe shba albin kurti albin kurti heq taksen 100% be qeveria serbe shba

Sondazh

Poll