Bota

Izraeli mban zgjedhjet e përgjithshme për të tretën herë brenda një viti, kundërshtari akuzon Netanyahun

3 Mars 2020, 10:02 Nga DOSJA
Izraeli mban zgjedhjet e përgjithshme për të tretën

IZRAEL– Izraeli po mban  zgjedhjet e përgjithshme, për të tretën herë brenda një viti. Ndërkohë mesa duket votuesit janë menduar mirë nëse do t’i japin sërish një mandat tjetër Kryeministrit Benjamin Netanyahu, apo dëshirojnë të udhëhiqen nga një lider i ri, siç është në këtë rast ish-shefi i ushtrisë Benny Gantz.

Netanyahu vazhdon të jetë kryeministri i përkohshëm i Izraelit gjatë periudhës mes zgjedhjeve që janë bërë. Ndërkohë votimet e fundit po zhvillohen vetëm dy javë para se ai të paraqitet në gjykatë për shkak se mbi të rëndojnë  akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Por në këtë periudhe zgjedhjesh, kundërshtari i Netanyahu, Gantz gjatë fushatës së tij deklaroi se Netanyahu është i zhytur në skandal, por për këto akuza Netanyahu tha se ai është kandidati me kriteret e duhura për të qenë sërish lideri i Izraelit.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin netanyahu izraeli zgjedhjet ne izrael benjamin netanyahu izraeli zgjedhjet ne izrael

Sondazh

Poll