Bota

Uashingtoni shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Rritet numri i viktimave, Trump takim me kompanitë farmaceutike për koronaviru

3 Mars 2020, 08:07 Nga DOSJA
Uashingtoni shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Rritet numri i viktimave,

SHBA–  Koronavirusi është shtrirë gjerë edhe në SHBA dhe ky lajm ka shqetësuar shumë edhe vetë Presidentin amerikan Donald Trump ku për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe shtimin e rasteve të reja, ka ndërmarrë zhvillimin e takimeve urgjente me përfaqësues të farmaceutikës.

Duke qenë se situata është përshkallëzuar, Presidenti Trump ka njoftuar se do mbajë disa takime gjatë kësaj jave. Lajmi është bërë i ditur nga deklarata e nënkryetarit Mike Pence i cili ka thënë se Trump pritet të vizitojë Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjatë kësaj jave.

“Ne do të zhvillojmë takime me udhëheqës në industrinë e linjave ajrore, por edhe të linjave të lundrimit. Mirëpresim partneritetin me industrinë në vend.”-është shprehur Pence.

Ndërkohë në takimin me kompanitë farmaceutike, së bashku me Pence mori pjesë edhe Trump, takim i cili konsistonte në gjetjen e një vaksine të mundshme të koronavirusit.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump pritet të vizitojë edhe të martën Institutin Kombëtar të Shëndetit në Bethesda, Maryland.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: abcnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba trump koronavirusi ne shba trump

Sondazh

Poll