Politike

Të gjithë në shesh/ Meta ka një lutje për qytetarët: Mos i jepni alibi puçistëve, mimozat dhurojani policëve (VD)

2 Mars 2020, 17:49 Nga DOSJA
Të gjithë në shesh/ Meta ka një lutje për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pasur një lutje për të gjithë qytetarët e mbledhur në shesh. Kreu i shtetit i kërkoi qytetarëve që të mos dhunonin institucionet e shtetit, por t’u dhuronin lule punonjësve të Policisë.  

“Kam një lutje për të gjithë ju. Lutja e fundit për ju: mos i jepni alibi puçistëve dhe mos qëlloni asnjë mimozë në drejtim të institucioneve. Mos hidhni asnjë mimozë, mimozat dhurohen. Dhurojani policëve tonë,”-u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll