Politike

Tubimi i Metës, ambasadorja amerikane Yuri Kim: Ishte protestë, jo manifestim. Ne s’kemi lidhje

2 Mars 2020, 17:58 Nga DOSJA
Tubimi i Metës, ambasadorja amerikane Yuri Kim: Ishte protestë, jo

TIRANË– Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas manifestimit të presidentit Ilir Meta në sheshin “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të një statusi në profilin e saj personal në Twitter, Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan. Me ironi Kim ka vendosur fjalën manifestim në thonjëza duke lënë të kuptohet se për SHBA-të tubimi i sotëm i organizuar nga Meta ishte në fakt një protestë. 

U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sonte. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” të sonte,”-shkruan Kim. 

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin yuri kim ilir meta manifestimi i metes thirrja e metës për 2 marsin yuri kim

Sondazh

Poll