Politike

Rrahu gruan dhe djalin? Flet deputeti Kujtim Gjuzi: S’kam dhunuar njeri, ja si qëndron e vërteta

2 Mars 2020, 14:52 Nga DOSJA
Rrahu gruan dhe djalin? Flet deputeti Kujtim Gjuzi: S’kam dhunuar njeri,

TIRANË–Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi flet për Dosja.al pas lajmit se ka dhunuat ish-bashkëshorten dhe djalin. Në një komunikim me Dosja.al, Gjuzi ka hedhur poshtë këtë akuzë. Sipas tij, e gjitha është një pretendim nga ish-bashkëshortja, por që edhe vendimi i gjykatës për të lëshuar një urdhër-mbrojtjeje është apeluar. “Nuk është e vërtetë që kam rrahur ish-gruan dhe djalin 16 vjeç. Madje edhe pretendimi i ish-bashkëshortes është se kam dhunuar djalin, e jo atë vetë. Megjithatë ky urdhër mbrojtjeje është apeluar nga unë dhe avokatët e mi në gjykatë “, tha Gjuzi.

Ndërkohë deputeti ka reaguar sërish në rrjetin e tij social në Facebook, duke këmbëngulur se ai nuk i ka dhunuar familjarët e tij. 

“Unë Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjësi se nuk e kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në Polici nga unë,“-ka shkruar deputeti. 

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, deputeti Kujtim Gjuzi duhet të qendrojë 200 metra larg shtëpisë, ku ka jetuar me ish-bashkëshorten e tij, M.K, me të cilën u divorcua, pasi u bë deputet. “Gjykata pasi shqyrtoi në tërësi çështjen, bazuar në rrethanat e faktit të pasqyruara nga paditësja në padi, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”,vlerëson se padia e paditësave duhet pranuar, mbështetur në nenin 10 të këtij ligji, pasi çmon se ekzistojnë akte të mjaftueshme për të besuar se i padituri ka kryer vepër të dhunës në familje dhe paraqet shqetësim në jetën e paditësave.

Për sa më sipër paditësja i kërkoi Gjykatës zbatimin e nenit 10 te ligjit Nr 9669 dt 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrdhëniet familjare ‘’pasi ndihet e frikësuar dhe e pasigurtë për shëndetin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Fëmija u shfaq i qetë emoconalisht gjate pyetjeve të drejtuara dhe i bindur në ate që kerkonte, por në momentin kur pyetjet dhe tema fokusohej në marrdhëniet me babain e tij, djali shprehte shqetësim, duke pretenduar se babai i tij nuk ka patur një sjellje normale me të. Gjithashtu, shqetësimi tjetër kishte të bënte me deklarimet e te paditurit, i cili para tre vitesh e ka quajtur “homoseksual”, me argumentimin se ka prirje për këtë. Fëmija është ndjerë shume keq dhe i ka kërkuar nënës se tij, paditeses te largoheshin nga shtëpia. Në keto kushte, paditësja se bashku me djalin është larguar nga banesa e saj dhe aktualisht jetojnë tek prindërit e saj.

Paditesja shpjegoi ne séance gjyqesore se ne kushtet ku ndodhet, ne pamundesi per te jetuar ne banesen e saj dhe ne kushtet e kercenimit nga bashkeshorti i saj nepermjetmediave deri ne neperkembjen e integritetit te saj kerkoi mbrojtje per vehte dhe per djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare te pales se paditur, i cili i ka zaptuar banesen“, thuhet në vendimin e gjykatës që mban datën 21.11.2019.

Ndërkohë që i biri 16-vjeccar thotë se i ati e quan “homoseksual”.

Dosja.al ka raportuar më herët për problemet e Gjuzit me “zemrën“, por edhe për faktin se në të gjithë korridoret e politikës përflitet se deputeti fle gjumë në Kuvend pasi është nxjerrë jashtë nga ish-gruaja.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjuzi dhunon bashkeshorten kujtim gjuzi gjuzi dhunon bashkeshorten kujtim gjuzi

Sondazh

Poll