Politike

Kamatë-vonesat e faturave të energjisë/ Si e kopjoi Vasilika Hysi Lulzim Bashën, premtimi i kryedemokratit një muaj më par

2 Mars 2020, 13:17 Nga DOSJA
Kamatë-vonesat e faturave të energjisë/ Si e kopjoi Vasilika Hysi

Tiranë- Në seancën e sotme plenare nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi kërkoi amnisti për detyrimet e prapambetura të energjisë për familjet në nevojë.

“Kemi miratuar shumë amnisti në Kuvend dhe besoj se edhe detyrimet që nuk kanë për t’u mbledhur kurrë nga këta klientë në nevojë mund të falen dhe të mos i ndërpritet furnizimi me energji. Ne kemi falur shumë detyrime për njerëzit që kanë pasur mundësi ekonomike por nuk kanë respektuar ligjin. Jam e bindur se me koordinim brenda kësaj jave e zgjidhim problemin. Dua shumë që javën e ardhshme të kemi një përgjigje pozitive, pasi nëse ky problem do të zgjidhet, shumë të tjerë hyjnë në rrugën e zgjidhjes për familjet rome, egjiptiane apo të tjerëve në nevojë”,  u shpreh ndër të tjera Vasilika Hysi në seancën e sotme plenare.

Por kë kopjoi deputetja e PS-së?

Këtë e ka bërë si premtim që më 6 shkurt kreu i PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një video-mesazhi Basha u shpreh kur të vijë në pushtet, kamatë -vonesat për familjet në nevojë do të amnistohen.

 “Ekipi ynë ka propozuar që për familjet që janë në minimumin jetik, kjo kamatë-vonesë të amnistohet masivisht për të githa këto familjet. Sepse në fund të fundit e kemi parë sesi kjo shumë, e cila është tamam shumë gjaku që u nxirret këtyre familjeve, shkon jo për përmirësimin e parametrave  të KESH-it apo OSHEE-së , por po shkon për luksin dhe hajdutërinë e zyrtarëve të korruptuar të OSHEE-së të KESH-it dhe qeverisë”, u shpreh Basha.

Nuk është  hera e parë që socialistët kopjojnë Bashën.  Në kongres kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se në 3 mujorin e vitit 2021 paga minimale për shqiptarët do të jetë 300 mijë lekë. Por kë kopjoi Rama? Këtë premtin e kishte bërë më herët Basha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha vasilika hysi lulzim basha vasilika hysi

Sondazh

Poll