Politike

Me mimoza e Kushtetutë në duar, Meta thirrje qytetarëve: Sot nis pranvera kuqezi, ju pres të gjithëve

2 Mars 2020, 14:12 Nga DOSJA
Me mimoza e Kushtetutë në duar, Meta thirrje qytetarëve: Sot nis

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një videomesazh për qytetarët, dy orë para tubimit që do të zhvillohet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Në një reagim në Facebook, Meta me lule mimoza në duar shprehet Kushtetuta po pret popullin.

Të dashur motra e vëllezër, Kushtetuta e popullit, po pret popullin e Kushtetetutës. Edhe pa momente na ndajnë  nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë”, u shpreh Meta.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta thirrje qytetareve thirrja e metës për 2 marsin tubimi ne 2 mars ilir meta meta thirrje qytetareve thirrja e metës për 2 marsin tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll