Politike

Raporti i KE-së, reagon BE-ja, Várhelyi: Shpresoj në një reagim pozitiv

2 Mars 2020, 13:18 Nga DOSJA
Raporti i KE-së, reagon BE-ja, Várhelyi: Shpresoj në një

TIRANË– Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi ka reaguar pasi Komisioneri Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në një reagim në rrjetet sociale, Várhelyi shkruan se si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme dhe për këtë arsye rekomandimi i Komisionit për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm.

“Sot, Komisioni prezantoi përditësime mbi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në adresimin e mëtejshëm të reformave të lidhura me shtetin ligjor, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në qershor 2018. Të dy vendet kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme dhe për këtë arsye rekomandimi i Komisionit për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm. Pas prezantimit të raporteve Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi komentoi: “Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj,”- shkruhet në reagimin e plotë.

Komisioni Europian rekomandon që të hapen negociatat me Shqipërinë. Në raportin e publikuar nga KE-ja thuhet se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe sugjeron hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendim ky që sipas KE-së duhet të merret parasysh nga vendet e Bashkimit Europian.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi raporti i komisionit europian per shqiperine olivér várhelyi raporti i komisionit europian per shqiperine

Sondazh

Poll