Bota

VIDEO-LIVE/ Heqja e taksës ndaj Serbisë, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, Kurti: Çdo gjë me rec

2 Mars 2020, 12:16 Nga DOSJA
VIDEO-LIVE/ Heqja e taksës ndaj Serbisë, Kuvendi i Kosovës

KOSOVË– Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet në lidhje me deklaratën e dhënë nga kryeministri Albin Kurti për heqjen e tarifës së vendsour ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

Seanca po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës. Në fund të seancës pritet t’i dërgohet ekzekutivit edhe një rezolutë për këtë çështje nga deputetët e legjislaturës së shtatë. Vetë Kurti është shprehur se qeveria duhet t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për ta siguruar zbatimin e përpiktë të reciprocitetit, në mënyrë që të arrihet dialogu dhe njohja e Kosovës si shtet.

Edhe në fushatën zgjedhore edhe pas saj, edhe sot e kësaj dite, jemi angazhuar dhe angazhohemi për zëvendësimin e tarifës me parimin e reciprocitetit të plotë. Ky në fakt është obligim i shtetit tonë, meqë në vitin 2011 është miratuar një rezolutë me të cilin ne e kemi shprehur qëndrimin tonë me tri pika, qeveria të marrë masa të reciprocitetit, Ministria e Tregtisë ta nxisë bashkëpunimin me prodhuesit vendorë dhe pika e tretë: Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për ta siguruar zbatimin e përpiktë të reciprocitetit. Më 7 dhjetor kanë qenë tre deputetë të Aleancës, që kanë votuar për këtë mocion, dhe kanë qenë katër deputetë të PDK-së që kanë votuar kundër këtij mocioni,”- tha Kurti ndër të tjera.

Nga ana tjetër, para zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, disa aktivistë të AAK-së vendosën një arkivol ku mbi të kishte letra të ngjitura në të cilat shkruhej:  Reciprocitet. Vetëm pak momente pas këtij gjesti që u bë, deputetja Teuta Haxhiu ka deklaruar se janë arrestuar aktivistët e rinj të kësaj agjensie për veprimin e pahijshëm që bënë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset. Ndërsa Vuçiç ka shtuar se nuk ka marrëveshje pas heqjen e plotë të tarifës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hiqet taksa ndaj serbise seanca per heqjen e takses albin kurti hiqet taksa ndaj serbise seanca per heqjen e takses

Sondazh

Poll