Bota

Forbes: Kinës po i vjen fundi nga Koronavirusi, Meksika do ta zëvendësojë atë si “qendra globale prodhuese”, ndihma e S

2 Mars 2020, 10:31 Nga DOSJA
Forbes: Kinës po i vjen fundi nga Koronavirusi, Meksika do ta

KINË– Koronavirus i ri Covid-19 do të jetë edhe goditja më e madhe e Kinës, si në njerëz ashtu edhe në ekonomi për 30 vitet e fundit.

“Përdorimi i termit “Kina si qendër”… ai model ka vdekur këtë javë, mendoj unë.”–  thotë Vladimir Signorelli, kreu i ‘Bretton Woods Research’.

Ekonomia e Kinës po goditet shumë, si shkak i shpërthimit të koronavirusit sesa tregjet që njohin aktualisht. “Wall Street” dukej se ishte e fundit që e realizoi këtë javën e kaluar. S&P 500 ra me 8%, tregu më i dobët i të gjitha kombeve të mëdha të prekura nga koronavirusi. Edhe Italia, e cila ka mbi një mijë raste tani, ishte më mirë javën e kaluar sesa SHBA.

Kina në pritje

Më 23 janar, Pekini urdhëroi zgjatjen e festës “Lunar” të Vitit të Ri, duke shtyrë edhe rikthimin e qytetarëve në punë. Koronavirusi po përhapet shpejt në provincën e  Hubeit dhe gjëja e fundit që Kina dëshironte, ishte që ajo të përsëritej diku tjetër. Kufizimet e udhëtimit dhe karantinat e afro 60 milion njerëzve e goditën rëndë ekonomine kombëtare.

Aspekti më i frikshëm i kësaj krize nuk është dëmtimi ekonomik afatshkurtër që ai po shkakton, por prishja e mundshme afatgjatë e furnizimeve.”- shkroi Shehzad H. Qazi, drejtori i “Beige” të Kinës, të premten në Barron.

Prodhuesit kinezë të automjeteve kanë raportuar se kanë përjetuar një goditje më të rëndë sesa sektorët e tjerë, duke i çuar drejt mbylljes, ka shkruar Qazi. Punëtorët e IT nuk janë rikthyer në punë në shumicën e firmave që nga java e kaluar. Kompanitë e transportit dhe logjistikës kanë raportuar nivele më të larta mbylljeje sesa mesatarja kombëtare.

 “Efektet e mëdha të kësaj përçarjeje të rëndë do të ndihen përmes pjesëve globale të automjeteve, elektronikës dhe zinxhirëve të furnizimit farmaceutik për muajt e ardhshëm.”- shkroi ai.

Kina po humbet aftësinë e saj si e vetmja fuqi më e madhe globale në sektorin e prodhimit.

Nëse në fillim bilanci i të prekurve dhe viktimave ishte i ulët, sot Kina është goditur rëndë sepse numri i viktimave ka kaluar mbi 3000. Kompanive nuk u pëlqen pasiguria e tarifave. Partneritetet e tyre në Kinë u zhvendosën në Vietnam, Bangladesh dhe në të gjithë Azinë Juglindore.

Shpërthimi i koronavirusit misterioz, që besohet të ketë ardhur nga një lloj kafshe në tregjet e mishit në Wuhan, ka bërë që Kina të shënojë goditjen më të madhe në  30 vitet e fundit.

Farmacitë në pjesë të ndryshme të Evropës raportuan se nuk mund të marrin maska ​​kirurgjikale, sepse ato janë produkte që vetëm në Kinë mund të prodhohen. A nuk mund t’i bëjë Shqipëria këto gjëra për ju? Duket se kostot e punës janë edhe më të ulëta se ato të Kinës.

Nuk ka asnjë mënyrë që të mund të jetë prodhuesi me koston më të ulët në rang global. Ditët po mbarojnë. Nëse Trump fiton rizgjedhjen, ai vetëm do të përshpejtojë këtë proces pasi kompanitë do të kenë frikë se çfarë ndodh nëse faza e dytë e marrëveshjes tregtare dështon.

Të zgjedhësh një vend të ri, apo vende të tjera, nuk është e thjeshtë. Asnjë vend nuk ka logjistikën e vendosur si Kina. Pak vende të mëdha kanë tarifat e taksave që ka Kina. Brazili me siguri nuk e bën. India e bën, por ka logjistikë të tmerrshme.

Pastaj erdhi marrëveshja e nënshkruar rishtazi e SHBA-ve dhe Kanadasë e nënshkruar nga Trump vitin që lamë pas. Ndërkohë Meksika është përfituesja më e madhe.

Tani është radha e Meksikës?

Meksika dhe SHBA mund të zgjasin shumë, sepse ato ndërveprojnë mes tyre si vende fqinje. Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador dëshiron të mbikëqyrë këtë situatë në të cilën ndodhet bota për shkak të koronavirusit.

Sipas 160 drejtuesve që morën pjesë në studimin e Foley & Lardner LLP të Tregtisë Ndërkombëtare 2020 dhe “Trends” në Meksikë, të publikuar më 25 shkurt, të anketuarit nga sektorët e prodhimit, automobilistik dhe teknologjisë thanë që kishin për qëllim të transferojnë biznesin në Meksikë nga vendet e tjera dhe ata planifikojnë se do ta bëjnë këtë brenda një afati kohor nga 1-5 vitet e ardhshme.

“Vëzhgimi ynë tregon se një shumicë e madhe e drejtuesve janë duke lëvizur ose kanë transferuar pjesë të operacioneve të tyre nga një vend tjetër në Meksikë.”-  thotë Christopher Swift.

Swift thotë se masa është për shkak të luftës tregtare dhe kalimit të USMCA. Faza e parë e marrëveshjes tregtare të Kinës është pozitive, por koronavirusi megjithëse është i përkohshëm,tregon se është një faktor negativ për ekonominë dhe biznesin e Kinës.

Meksika është pozicioni më i mirë për të përfituar nga përçarja afatgjatë gjeopolitike midis SHBA-së dhe Kinës. Është i vetmi vend kufitar me kosto të ulët me një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 25 vite me biznesin e naftës, Meksika është bërë një eksportues dhe prodhues i lartë i kamionëve, veturave, elektronikës, televizioneve dhe kompjuterave. Dhe transporti i një produkti të tillë nga Meksika në New York zgjat vetëm pesë ditë, ndërsa nga Shanghai duhen plot 40 ditë.

Ata prodhojnë sende komplekse si motorët e aeroplanit dhe gjysmëpërçuesit mikro. Meksika është renditur e 8-ta sa i përket gradave të inxhinierisë. Kompanitë shumëkombëshe janë të gjitha atje. “General Electric” janë atje, edhe komapania gjigande “Boeing” ndodhet në Meksikë.

Lufta tregtare nuk është vendosur akoma, por dëmi që është bërë për shkak të koronavirusit nuk mund të zhbëhet më. E ndërsa hapësira për një aleat të ri kryesor tregtar është e hapur.

Siguria mbetet një çështje kryesore për bizneset e huaja në Meksikë të cilat duhet të shqetësohen për rrëmbimet, kartelet e drogës dhe raketat e mbrojtjes personale. Nëse Meksika do të ishte sa gjysma e sigurisë së Kinës, do të ishte një ndihmë për ekonominë. Nëse do të ishte aq i sigurt, Meksika do të ishte vendi më i mirë në Amerikën Latine.

“Pasojat e luftës tregtare tashmë janë ndjerë edhe në Meksikë.”-  thotë Miralles.

Meksika zëvendësoi Kinën si partneri kryesor tregtar i SHBA.

Sipas raportit të studimit prej 19 faqesh të ‘Foley’, më shumë se gjysma e kompanive që janë përgjigjur kanë prodhim jashtë SHBA-së dhe 80% që bëjnë në Meksikë gjithashtu kanë prodhime diku tjetër. 41 % e atyre që operojnë në Meksikë janë gjithashtu në Kinë. Kur të anketuarit u pyetën nëse tensionet e tregtisë globale po i bënin ata të transferonin prodhimin në një vend tjetër në Meksikë, dy të tretat e tyre thanë se ata tashmë kishin planifikuar ta bënin këtë brenda disa viteve. Nga kompanitë që kohët e fundit kanë lëvizur rrugën e tyre të furnizimit, ose po planifikojnë ta bëjnë këtë, rreth 64% e tyre thanë se po e transferojnë atë në Meksikë.

Burimi:  FORBES.com  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota goditet ekonomia e kines koronavirusi në kinë meksike qendra globale prodhuese shba goditet ekonomia e kines koronavirusi në kinë meksike qendra globale prodhuese shba

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2020, 09:16

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migri...