Bota

Lutja e kirurgut amerikan: Seriozisht njerëz, ndaloni blerjen e maskave! NUK janë efektive për koronavirusin

2 Mars 2020, 10:49 Nga DOSJA
Lutja e kirurgut amerikan: Seriozisht njerëz, ndaloni blerjen e maskave!

SHBA– Mjeku më i mirë amerikan është duke iu lutur njerëzve që të ndalojnë blerjen e maskave të fytyrës, ndërkohë që ata janë përfshirë nga paniku, duke shkaktuar një kërcënim edhe më të madh mjekësor.

“Seriozisht njerëz, ndaloni blerjen e maskave! Ata NUK janë efektive në parandalimin e virusit në publik nga infektimi i Coronavirusit, por nëse ofruesit e kujdesit shëndetësor nuk mund t’i bëjnë ata të kujdesen për pacientët e sëmurë, ato i vënë  ata dhe komunitetet tona më shumë në rrezik!”- shkroi kirurgu amerikan Dr.Jerome Adams të shtunën  në Twitter.

Adams këmbënguli se veprimet e përditshme parandaluese ishin mënyra më e mirë për të mbrojtur veten, duke ritheksuar që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë. Ai përmendi gjithashtu edhe një këshillë të rëndësishme, larjen e duarve me ujë dhe sapun, si dhe thotë se duhet të kërkoni ndihmë tek mjekët nëse keni shqetësime shëndetësore.

Adams foli ndërsa SHBA-të kishin konfirmaur vdekjen e parë nga COVID-19, një burrë në të 50-at që vdiq në një spital të zonës Seattle.

“# COVID19 është një sëmundje serioze, por për publikun e gjerë rreziku i menjëhershëm i shëndetit konsiderohet i ulët,“- këmbënguli Adams në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu foli edhe për krimet e mundshme të urrejtjes mbi virusin, i cili nisi në qytetin kinez,Wuhan.

“Sëmundjet mund ta bëjnë cilindo të sëmurë pavarësisht racës ose përkatësisë etnike. Njerëzit me origjinë aziatike, përfshirë amerikanët kinezë, nuk ka më shumë të ngjarë të marrin COVID19 se çdo amerikan tjetër.”- theksoi ai.

Burimi: Nypost  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr. jerome m. adams kaliforni koronavirusi ne shba thirrja e mjekut dr. jerome m. adams kaliforni koronavirusi ne shba thirrja e mjekut

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2020, 09:16

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migri...