Bota

Përshkallëzohet lufta në Idlib/ Turqia shkatërron avionët dhe aeroportin ushtarak të Sirisë

2 Mars 2020, 09:30 Nga DOSJA
Përshkallëzohet lufta në Idlib/ Turqia shkatërron

SIRI-  Turqia ka goditur dy aeroplanë luftarakë sirianë mbi Idlib të dielën dhe goditi një aeroport ushtarak përtej kufijve në përshkallëzimin e ashpër të operacioneve të tij ushtarake pas vdekjes së dhjetëra ushtarëve turq javën e kaluar.

Ankaraja ka rritur sulmet e saj, përfshirë sulmet me avionë, kundër forcave siriane të mbështetur nga Rusia që nga e enjtja, kur 33 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror nga Damasku.

Ajo ka vendosur tashmë mijëra trupa dhe automjete ushtarake në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë gjatë muajit të fundit për të ndaluar përparimet nga forcat e qeverisë siriane të cilat kanë shpërngulur 1 milion njerëz afër kufirit jugor të Turqisë.

Ndërkohë që po pret 3.6 milion refugjatë sirianë, Ankaraja është e vendosur të parandalojë çdo fluks të mëtejshëm nga Siria. Gjithashtu ajo ka lejuar që emigrantët të kalojnë kufijtë e saj në Bashkimin Evropian, në një përpjekje të dukshme për të bërë presion për mbështetjen e BE për të zgjidhur krizën e Sirisë.

Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se në katër ditët e fundit forcat turke shkatërruan tetë helikopterë, 103 tanke, 72 lëvizëse ajrore, raketa, një dron dhe gjashtë sisteme të mbrojtjes ajrore. Ai e quajti operacionin e Turqisë, hyrjen e katërt në Siri në katër vjet.

Si përgjigje, ushtria e Sirisë tha se rrëzoi tre drone turke dhe paralajmëroi se do të shkatërronte çdo aeroplan që shkel hapësirën ajrore mbi veriperëndim, i cili është kontrolluar prej vitesh nga aleati kryesor i Presidentit sirian Bashar al-Asad, Rusia.

Pavarësisht paralajmërimit, aeroplanët e luftës turke rrëzuan dy aeroplanë luftarakë sirianë, ndërsa agjensia shtetërore e Turqisë “Anadolu” tha që ushtria turke ka goditur e shkatërruar aeroportin sirian në perëndim të qytetit të Alepos.

Ky sulm vjen si kundërpërgjigje pas goditjeve që TSK-ja kreu dje nëpërmjet dronëve të armatosur dhe armëve të zjarrit.

Burimi:  Reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota përshkallëzohet lufta në idlib siri turqia përshkallëzohet lufta në idlib siri turqia

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2020, 09:16

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migri...