Bota

Presidenti i Argjentinës propozon legalizimin e abortit

2 Mars 2020, 09:30 Nga DOSJA
Presidenti i Argjentinës propozon legalizimin e abortit

ARGJENTINË- Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez ka thënë se brenda 10 ditëve do të dërgojë për miratim një projektligj për legalizim të abortit.

Fernández, i cili është betuar në pozitën e presidentit në muajin dhjetor, ka thënë paraprakisht se aborti është “çështje e shëndetit publik”. Në Argjentinë, aborti lejohet vetëm në rastet që lidhen me dhunim apo nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Ky proces është i ndaluar në pjesën më të madhe të Amerikës Latine, përveç rasteve të kufizuara. Në rast se miratohet ky projektligj, Argjentina do të kthehet në shtetin më të madh në rajon që legalizon abortin.

“Aborti ndodh, është fakt”, ka thënë presidenti në fjalimin e tij të parë vjetor në Kongres.

“Një shtet duhet të mbrojë qytetarët në përgjithësi dhe gratë në veçanti. Në shekullin 21, secila shoqëri duhet të respektojë zgjidhjen individuale të anëtarëve të saj, ashtu që ata të vendosin lirshëm për trupat e tyre”, ka shtuar mes tjerash ai.

Fernández po ashtu është zotuar për të prezantuar programin për përmirësim të edukimit seksual. Tentime të ngjashme për të ndryshuar ligjin për abortin në Argjentinë kanë dështuar në të kaluarën, pasi pjesa më e madhe e popullsisë i takon besimit katolik.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aborti alberto fernandez argjentine aborti alberto fernandez argjentine

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2020, 09:16

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migri...