Bota

Vatikani hap sot për herë të parë arkivat e Papa Piut XII, Papa Françesku: Kisha nuk ka frikë nga historia

2 Mars 2020, 11:32 Nga DOSJA
Vatikani hap sot për herë të parë arkivat e Papa Piut XII,

VATIKAN– Ditën e sotme si rrallëherë në historinë e Vatikanit do të hapen për herë të parë edhe arkivat sekrete të Vatikanit, ku në këtë mënyrë u jep akses akademikëve në dokumente që të mund të hedhin dritë mbi figurën e Papa Piut XII, mbi të cilin rëndojnë akuzat se nuk ndihmoi hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore.

Prej dekadash akademikët dhe grupet hebreje kërkojnë hapjen e arkivave, të cilat përmbajnë miliona letra dhe korrespodenca të Papa Piut XII nga viti 1939 në 1958.

“Ne duhet të shprehim mirënjohjen tonë të jashtëzakonshme ndaj Papa Françeskut për ndërmarrjen e këtij hapi.-deklaroi Menaçem Rosensaft, nën president i kongresit botëror të hebrenjve.

Papa Françesku e ka përshpejtuar këtë proces, për të qartësuar debatet mbi Papën e epokës së luftës botërore, duke qenë se dhe shenjtërimi i Papa Piut është ndalur përkohësisht.

“Kisha nuk ka frikë nga historia.”- tha Papa Françesku marsin e vitit të kaluar, kur bëri publik vendimin e tij.

Ndërsa ndër të tjera ai shpreson se diplomacia e fshehtë, por aktive e Piut XII do të mund të gjykohet në ‘dritën e duhur’.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku i vatikanit papa piut xii vatikan papa françesku i vatikanit papa piut xii vatikan

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2020, 09:16

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migri...