Bota

Vanessa Bryant ‘e shkatërruar’ nga imazhet e helikopterit që digjej në ajër, merr masa drastike për fotot e shp

2 Mars 2020, 11:07 Nga DOSJA
Vanessa Bryant ‘e shkatërruar’ nga imazhet e helikopterit

Los Angelos– E veja e Kobe Bryant është “absolutisht e shkatërruar” nga fotot e shpërndara gjerësisht, nga momenti i rrëzimit të helikopterit, ku mbetën të vrarë bashkëshorti i saj Kobe dhe vajza e tyre Gianna.

Vanessa Bryant personalisht shkoi në zyrën e sherifit ditën e përplasjes dhe kërkoi që ajo të mbrohej nga fotografët “për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë viktimave dhe familjeve të tyre”. Madje bashkëshortja e të ndjerit Kobe Bryant ka kërkuar që të merren masa të ashpra ndaj personave që ndanë me shpejtësi foto dhe video nga rrëzimi i helikopterit.

“Përgjigjet e para duhet të jenë të besueshme. Ishte e pafalshme dhe e mjerueshme që disa deputetë nga nënstacioni i Lost Hills Sheriff, nënstacione të tjera përreth dhe LAFD gjoja do të shkelnin detyrën e tyre. Kjo është një shkelje e papërshkrueshme e vendosmërisë, respektit dhe e të drejtave të privatësisë së viktimat dhe familjet e tyre. Ne po kërkojmë që ata që janë përgjegjës për këto veprime të pretenduara të përballen me disiplinën më të ashpër të mundshme, dhe që identitetet e tyre të nxirren në dritë, për të siguruar që fotot të mos shpërndahen më tej. Ne po kërkojmë një hetim të Punëve të Brendshme për këto incidente të supozuara.”- u shpreh avokati i Vanessa Bryant.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan është shuar me 26 janar pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpërbotë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Bashkëshortja e të ndjerit Kobe ka hedhur në gjyq kompaninë ajrore, në të cilën ngelën pa jetë legjenda e futbollit, vajza e saj Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

                                                                                                                      

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fotot e helikopterit te djegur kobe bryant vanessa bryant vdes kobe bryant fotot e helikopterit te djegur kobe bryant vanessa bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2020, 09:16

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migri...