Bota

Sulmohet brutalisht gazetari i RTK-së, zbulohet identiteti i agresorit

2 Mars 2020, 09:49 Nga DOSJA
Sulmohet brutalisht gazetari i RTK-së, zbulohet identiteti i agresorit

KOSOVË– Kryeredaktori i ëeb-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës.

Sipas RTk-së ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur kryeredaktorin e ëeb-faqes së RTK-së.

Personi qe dyshohet per sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policine dhe prokurorine, nuk i di arsyet e sulmit.”- ka thënë Ahmeti. Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni altin ahmeti gazetari i rtk-së   gëzim makolli altin ahmeti gazetari i rtk-së   gëzim makolli

Sondazh

Poll

Bota 2 Mars 2020, 09:16

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migri...