Politike

“Gruaja e Bilalit mos u merr me Haradinajn se është hero”, Meta paralajmërim Ramës: E deshe taksën ndaj Serbisë, por k

1 Mars 2020, 17:19 Nga DOSJA
“Gruaja e Bilalit mos u merr me Haradinajn se është hero”,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos e provokojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj pasi mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Në konferencën për shtyp që mbajti pasditen e sotme, Meta tha se Rama e mbështet taskën ndaj Serbisë, ndërsa kur këta të fundit i thanë që ke disa foto këtej, ndryshoi mendje.

“Gruaja e Bilalit e përkrahu e para taksën 100% ndaj Serbisë, por kur i thanë ke ca fotografi këtej, e ndryshoi dhe sulmoi Haradinajn. I them të mos e provokojë më Ramush Haradinajn. Ai për të gjithë shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe gjithë botën, është hero dhe përgjigjen do ta marrë nga Shqipëria,”- tha Meta.

Në konferencën e mbajtur pasditen e sotme, Meta bëri me dije se do të dërgojë në SPAK Kuvendin, të cilin ai e quajti ‘kuvendi mavri’ për ligjin për dividendin, me argumentin se personat që po favorizohen nga ky ligj janë oligarkët pas ndryshimeve të bëra. Meta tha se Kuvendi i ka miratuar këto ndryshime në shkelje të kushtetutës për shkak se shkel barazinë para ligjit duke i dhënë efekte parapa vepruese një ligji për taksat dhe tatimet, gjë që kushtetuta e ndalon.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta con dividentin ne spak ilir meta meta con dividentin ne spak

Sondazh

Poll