Politike

“E bënë Çilin si Toto Riina”, Meta komenton arrestimin e botuesit: Pas hekurave duhet të ishte Dvorani dhe Gjonaj

1 Mars 2020, 17:10 Nga DOSJA
“E bënë Çilin si Toto Riina”, Meta komenton

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar arrestimin e botuesit Henri Çili. Gjatë konferencës së mbajtur për shtyp pasditen e sotme, Meta tha se Çili është nxjerrë si kryemafiozi Italian Toto Riina, kur pas hekurave duhet të ishte kreu i KED, Ardian Dvorani.

Ky shtet e paraqet ndalimin e kolegut tuaj Henri Çilit sikur të ishte arrestimi i Toto Rinës. Ai do të përgjigjet në gjykatë nëse ka bërë shkelje. Ndërsa ministrja e padrejtësisë mburrej me reformën në drejtësi, kur është e kapur me presh në dorë, bashkë me bandën e saj për 4 vepra penale. Dënohet për ndikim në drejtësi Henri Çili, një person privat, ndoshta me të drejtë, por nuk dënohet ministrja e drejtësisë që ka si detyrë të mbrojë ligjin. Atje duhet të ishte Dvorani me Gjonajn,“- tha Meta ndër të tjera.

Në konferencën e mbajtur pasditen e sotme, Meta bëri me dije se do të dërgojë në SPAK Kuvendin, të cilin ai e quajti ‘kuvendi mavri’ për ligjin për dividendin, me argumentin se personat që po favorizohen nga ky ligj janë oligarkët pas ndryshimeve të bëra. Meta tha se Kuvendi i ka miratuar këto ndryshime në shkelje të kushtetutës për shkak se shkel barazinë para ligjit duke i dhënë efekte parapa vepruese një ligji për taksat dhe tatimet, gjë që kushtetuta e ndalon.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike henri cili ilir meta henri cili ilir meta

Sondazh

Poll