Politike

ME VIDEO/ Meta publikon Ijen e Bes Kallakut, gjyshja nga Bubqi: Do të t’vij më 2 mars se më ke ardh në shpi, më ke respek

1 Mars 2020, 20:45 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Meta publikon Ijen e Bes Kallakut, gjyshja nga Bubqi: Do të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video ku shihet humoristi Bes Kallaku që flet me gjyshen e tij, Ijen dhe e pyet nësr do të shkojë në manifestimin e thirrur nga Presidenti më 2 mars. Nga ana tjetër, Ija thotë se do t’i shkojë, pasi edhe Meta i ka shkuar në shtëpi dhe e ka respektuar.

Do t’i shkoj se më ka ardhur në shtëpi dhe më ka respektuar. Prandaj do t’i shkoj,”- thotë Ija.

“E dashur Ije!Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike!”- shkruan Mta mbi videon e shpërndarë.

Meta bën thirrje që nesër populli të marrë pjesë në këtë manifestim për të mbrojtur Kushtetutën. Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bes kallaku ija kallaku ilir meta thirrja e metës për 2 marsin bes kallaku ija kallaku ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll