Politike

ME FOTO/ Mes Gjylametit dhe Spiropalit, Rama mbledh në kafe deputetët dhe ministrat, Veliaj u bashkohet me Kajanin në krah

1 Mars 2020, 17:42 Nga DOSJA
ME FOTO/ Mes Gjylametit dhe Spiropalit, Rama mbledh në kafe deputetët

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë një takim miqësor me disa prej deputetëve dhe ministrave të Partisë Socialiste. Në foton që po shikoni, e cila është shkrepur pas mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste, Rama shihet i ulur mes ministres Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylametit, me një grup personash në një nga lokalet e kryqytetit.

Të pranishëm në këtë lokal shihen edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, ministry për Diasporën, Taulant Balla, kreu i grupit të PS-së, ndërsa në cep të tavolinës, kamera ka pikasur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Me djalin e tij, Kajan, Veiaj ka vendosur që t’i bashkohet tavolinës miqësore me në krye Ramën.

Sot Partia Socialiste zhvilloi ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus ishin programet për të rinjtë. I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes dhe se vendi duhet të ecë përpara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blerina gjylameti edi rama elisa spiropali erion veliaj kajan blerina gjylameti edi rama elisa spiropali erion veliaj kajan

Sondazh

Poll