Bota

Paniku nga koronavirusi, Franca mbyll muzeun e Luvrit në Paris

2 Mars 2020, 09:05 Nga DOSJA
Paniku nga koronavirusi, Franca mbyll muzeun e Luvrit në Paris

PARIS– Italia tashmë është shpallur edhe vatra më e madhe e përhapjes së Koronavirusit në Europë, por përveç saj, Franca është një tjetër vend që po ndjen shumë panikun e këtij virusi vdekjeprurës.

Së fundmi nga mediat e huaja është mësuar se qeveria franceze ka mbyllur edhe muzeun e Luvrit në Paris për të paktën një ditë si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Virusi tani ka infektuar më shumë se 88,000 njerëz dhe është përhapur në më shumë se 60 vende të botës, ku numri më i madh është regjistruar në Whan të Kinës.

Ky lloj virusi ka goditur rëndë edhe tregjet globale dhe ka nxitur marrjen e masave të forta nga qeveria në mënyrë që të kontrollojnë shpërthimin, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të bëhet një pandemi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia shënuan një numër të lartë të të prekurve nga  koronavirusi, ndërsa Kina raportoi 573 infeksione të reja të dielën, shifra më e lartë në një javë pas një rënieje.

Franca, e cila ka 130 raste të konfirmuara dhe dy vdekje nga COVID-19, tha se do të ndalojë tubimet e mijëra personave, mbylljen e shkollave dhe anulimin e shërbimeve fetare në disa nga zonat më të goditura.

Dy raste të konfirmuara në Francë të dielën ishin fëmijë, të moshës 1 e 5 vjeç, si edhe nëna e tyre 27-vjeçare në qytetin lindor të Strasburgut. Asnjë fëmijë nën 10 vjeç nuk raportohet të ketë vdekur nga virusi.

Burimi: sciencealert.com  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france koronavirusi ne france koronavirusi në kinë muzeu i luvrit paris france koronavirusi ne france koronavirusi në kinë muzeu i luvrit paris

Sondazh

Poll