Bota

34 viktima dhe mbi 1500 të infektuar nga koronavirusi, SHBA anulon fluturimet drejt Milanos

2 Mars 2020, 08:50 Nga DOSJA
34 viktima dhe mbi 1500 të infektuar nga koronavirusi, SHBA anulon

ITALI– Bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Kinë ka nisur të ulet ndjeshëm, por një rritje masive është parë në Europë, kryesisht në Itali ku numri i viktimave ka shkuar në 34 ndërsa, të prekur numërohen rreth 1500 persona.

Për këtë shkak shumë kompani ajrore kanë anuluar të gjitha fluturimet me Italinë. Mësohet nga mediat e huaja se edhe Amerika ka ndalur fluturimet drejt Milanos dhe aeroporteve të tjera italiane.

Situata në Itali është shumë emergjente, ku së fundmi në Lombardi, rajoni ku është përhapur më shumë virusi e ka mbi njëmijë të infektuar, pritet të kthehen në punë edhe mjekët që kanë dalë pension.

Ndërsa Kryeministri Giuseppe Conte, në mes të këtij kaosi që ka përfshirë vendin, dje firmosi një dekret të ri me masat e forta që duhet të merren në lidhje me situatën e krijuar, duke mbyllur kështu të gjitha eventet publike, edhe për një javë tjetër.

Gjithashtu paniku ka pushtuar edhe Francën pavarësisht masave të marra, pasi në Paris mësohet se është mbyllur edhe muzeu i Luvrit për një ditë. Në Francë mësohet se janë regjistruar 130 raste të personave të infektuar me koronavirus, ndërsa 9 të tjerë janë gjendje kritike për jetën.

Burimi: usatoday

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali paris shba koronavirusi ne itali paris shba

Sondazh

Poll